Kroacia në Ukrainë do të dërgojë 14 helikopterë / Foto: AA

Kroacia planifikon të dërgojë 14 helikopterë në Ukrainë, raportoi media lokale, transmeton Anadolu.

Gazeta "Jutarnji List" shkruan se kanë filluar përgatitjet për dhurimin e helikopterëve nga Forcat e Armatosura Kroate.

Vendi do të dërgojë 12 helikopterë MI-8 MTV-1 dhe dy helikopterë MI-8T.

Helikopterët i janë nënshtruar mirëmbajtjes së nevojshme në hangare dhe do të jenë gati brenda dhjetë ditëve.

Ata pritet të dërgohen fillimisht në Poloni dhe më pas në Ukrainë.

Qeveria kroate e ka mbajtur të fshehtë gjithë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Kryeministri Andrej Plenkoviq njoftoi në nëntor se 14 helikopterë do të dërgoheshin në Ukrainë, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Ndërkaq, presidenti Zoran Millanoviq, i njohur për pikëpamjet e tij të kundërta për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë, reagoi duke thënë: "Nuk më intereson".

AA