Qeveria e re sllovake nuk miraton pakon e ndihmës ushtarake për Ukrainën.    /Foto: AP

Qeveria e re sllovake nuk miratoi pakon e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Pakoja prej 40,3 milionë eurosh ishte përgatitur nga qeveria në largim dhe përfshinte katër milionë plumba për pushkë, 5.172 copë predha artilerie, 140 raketa të mbrojtjes ajrore, tetë mortaja dhe 1.200 mina, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASR.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Sllovakia i dha Ukrainës 13 pako ndihmash ushtarake me vlerë 671 milionë euro.

Kryeministri i ri i Sllovakisë Robert Fico tha më 26 tetor se qeveria e tij do të ndërpresë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Partia e majtë SMER e Ficos fitoi zgjedhjet në shtator me premtimet se do t'i japë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën, do të ndalojë emigracionin dhe do të mbrojë sovranitetin e Sllovakisë.

AA