Krydiplomati turk: Siria nuk ka plane për federatë, rajone autonome / Photo: AA

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha të mërkurën se administrata siriane pas Asadit nuk ka plane që të përfshijnë as një federatë dhe as rajone autonome.

Duke folur në tryezën e redaktorëve të Anadolu-s në kryeqytetin Ankara, Fidan trajtoi çështje kyçe rajonale, duke përfshirë qëndrimin e Sirisë ndaj terrorizmit dhe bashkëpunimin e sigurisë.

Fidan tha se pozicioni i presidentit sirian Ahmad al-Sharaa ndaj grupit terrorist PKK/YPG është "jashtëzakonisht i qartë" dhe plotëson nevojat e sigurisë së Türkiyes.

Ai tha gjithashtu se Siria do të kthejë ose "eliminojë" të gjithë terroristët e PKK-së që kanë ardhur nga vende të ndryshme, "për të siguruar unitetin e saj kombëtar".

Lidhur me luftën kundër terrorizmit në rajon, Fidan njoftoi hapat për krijimin e një mekanizmi të përbashkët midis Türkiyes, Irakut, Sirisë dhe Jordanisë për të luftuar grupin terrorist DAESh.

TRT Balkan / agjencitë