Kryediplomati i ri sirian paralajmëron vizitën e tij të parë në Türkiye / Foto: AA

Ministri i ri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani, njoftoi se nesër do ta bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Türkiye.

"Për ta përfaqësuar Sirinë e Re, ne do ta bëjmë vizitën tonë të parë zyrtare nesër në Republikën e Türkiyes", njoftoi Shaibani në një postim në X.

Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e madhe të Türkiyes për sirianët, duke thënë se Ankaraja "asnjëherë nuk e ka braktisur popullin sirian gjatë katërmbëdhjetë viteve të fundit".

Në Türkiye ndodhen më shumë se tre milionë sirianë që u larguan nga lufta civile në 2011.

Shaibani u emërua ministër i Jashtëm në administratën e re të udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa pas rrëzimit të regjimit të Bashar Asadit në dhjetor. Ai ka përfunduar studimet master për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin "Sabahattin Zaim" të Istanbulit.

Ankaraja zyrtare është zotuar ta ndihmojë Sirinë pas rënies së Asadit dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar.

AA