Ministri i Jashtëm rus Sergey Llavrov mbërriti në Kinë për një vizitë zyrtare dyditore. Sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë, gjatë qëndrimit në Pekin, Llavrov do të zhvillojë takime me homologun e tij kinez Wang Yi për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë marrëdhëniet dypalëshe, luftën në Ukrainë, situatën në rajonin Azi-Paqësor dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare, si në OKB dhe G20.
Për Rusinë, Kina është bërë partneri tregtar me rritjen më të shpejtë, pasi Rusia është goditur me sanksione që i mbyllën qasjen në tregjet dhe financat perëndimore, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Llavrov vizitoi Pekinin për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar.
AA