Kryeministri holandez Mark Rutte ka njoftuar largimin e tij nga politika pas rënies së qeverisë të premten e kaluar për një mosmarrëveshje të politikës së imigracionit, thanë mediat lokale të hënën.
“Vendosa që nuk do të mbetem lider i VVD-së (Partia Popullore për Demokraci dhe Liri) në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai në një fjalim që mbajti në parlamentin e vendit, sipas transmetuesit publik holandez NOS.
Ai përsëriti megjithatë se synon të qëndrojë si kryeministër derisa të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve që priten këtë vjeshtë.
Rutte mohoi gjithashtu pretendimet se ai synon të jetë kreu i NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg konfirmoi së fundmi se do të zgjasë mandatin e tij për një vit, por që nga tetori 2024 do të duhet të ketë një pasardhës.
Të premten, pas disa ditësh bisedimesh midis anëtarëve kryesorë të kabinetit të udhëhequr nga Rutte, nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe koalicioni qeverisës u shemb.
Ai përfundoi mandatin e katërt të kabinetit të quajtur Rutte, i cili u inaugurua në janar 2022.
Kujtojmë se para jo më larg se para 1 javësh, kryeministri holandez vizitoi Kosovën dhe Shqipërinë duke realizuar takime me Albin Kurtin dhe Edi Ramën.