Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, ka dorëzuar dorëheqjen te presidenti Mahmoud Abbas. Shtayyeh mbajti një fjalim në mbledhjen javore të qeverisë në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ai tha se dorëheqjen ia ka dorëzuar presidentit palestinez Abbas ndërsa vendimin verbalisht ia ka përcjellë më 20 shkurt.
Shtayyeh thekson se në kuadër të zhvillimeve në Rripin e Gazës nevojiten rregullime të reja në nivel qeveritar në periudhën e ardhshme.
Duke theksuar se ka përpjekje për ta kthyer administratën palestineze në një mjet administrativ, Shtayyeh potencoi se administrata palestineze do të vazhdojë luftën e saj kundër praktikave të Izraelit.
Shtayyeh nënvizoi se ata do të vazhdojnë të luftojnë kundër Izraelit deri në krijimin e një shteti palestinez.