Kryeministri suedez thotë se Finlanda mund të ecë para Suedisë drejt NATO-s / Foto: Reuters

Ratifikimi për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO mund të bëhet në faza të ndryshme, tha sot kryeministri suedez, Ulf Kristersson.

"Nuk përjashtohet mundësia që ratifikimi për Suedinë dhe Finlandën të bëhet në faza të ndryshme", tha Kristersson në një konferencë për media lidhur me aplikimin e vendit të tij për anëtarësim në NATO, raporton Reuters.

Kristersson tha se ai dhe Oscar Stenstrom, kryenegociatori i Suedisë për bisedimet e pranimit në NATO, "kanë kuptuar javët e fundit se probabiliteti që pranimi të ndodhte në faza të ndryshme është rritur".

Ai tha se Suedia është "e përgatitur për atë se çfarë duhet bërë nëse kjo do të ndodhte".

Türkiye ka deklaruar disa herë se Suedia dhe Finlanda duhet t’i përmbahen memorandumit tripalësh nga Samiti i Madridit nëse dëshirojnë të avancojnë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Kërkesat e Türkiyes kanë të bëjnë me ratifikimin e ligjeve antiterror dhe dorëzimin e të kërkuarve për terrorizëm nga organizatat terroriste FETO dhe PKK, të cilët strehohen në territor të vendeve nordike.

Deri tani, Türkiye vlerëson se Finlanda ka bërë më shumë sesa Suedia në këtë drejtim.

TRT Balkan / agjencitë