Liban, 23 sirianë të vrarë nga sulmet ajrore izraelite / Photo: AA

Të paktën 23 sirianë janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në rajonin Baalbek el-Hirmil në lindje të Libanit.

Në lajmin e agjencisë zyrtare libaneze NNA raportohet se përpjekjet e kërkim-shpëtimit përfunduan pas sulmeve ajrore të kryera nga avionët luftarakë izraelitë gjatë natës në një ndërtesë në vendbanimin Yunin në rajonin Baalbek Hirmil.

Ndërtesa e goditur në vendbanimin e Yunin ishte marrë me qira nga punëtorët sirianë pranë një karburanti dhe u tha se trupat e pajetë të 23 sirianëve u gjetën në rrënojat e ndërtesës.

Njoftohet se nga rrënojat mbetën të plagosur 8 persona nga ku 4 nga të plagosurit ishin libanezë.

⁠Izraeli vrau 654 njerëz në Liban

Ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Bekaa dhe Baalbek, që nga e hëna, 23 shtator.

Sipas të dhënave nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, të paktën 654 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore në rritje të Izraelit kundër vendit që nga e hëna.

Ministri libanez i Punëve të Jashtme dhe Emigracionit, Abdullah Buhabib deklaroi se numri i personave të zhvendosur brenda vendit për shkak të sulmeve izraelite po i afrohet shifrës prej 500 mijë.

Ndërkohë, vazhdon vala e migrimit nga rajonet jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe rajoneve veriore.


AA