Ministri i Brendshëm i Libanit Besam al-Mevlevi tha se rreth 70.000 njerëz janë të vendosur në 533 qendra strehimi të caktuara për të zhvendosurit brenda vendit për shkak të sulmeve izraelite.
Në një konferencë për shtyp në Bejrut, Mevlevi prezantoi informacione për qytetarët që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite në Liban.
Duke tërhequr vëmendjen në përpjekjet e tyre për të plotësuar të gjitha nevojat e të sëmurëve dhe invalidëve që lanë shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve ajrore, Mevlevi theksoi se ata strehuan 70.100 njerëz që u detyruan të linin shtëpitë e tyre pas sulmeve izraelite në 533 strehimore.
Ai deklaroi se 13.500 sirianë u larguan nga Libani dhe u kthyen në vendin e tyre gjatë kësaj periudhe.
Ministri libanez i Mjedisit Nasser Yassin tha të mërkurën se 150.000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite.
Që nga 23 shtatori, ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore kundër qyteteve në Libanin jugor, si dhe rajoneve Bekaa dhe Baalbek.
Sipas autoriteteve libaneze, të paktën 657 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore, ndërsa më shumë se 150.000 janë zhvendosur brenda vendit.
Vazhdon vala e migrimit nga pjesët jugore të Libanit drejt kryeqytetit Bejrut dhe në veri.