Në orët e para të ditës së sotme në Libi dhe Iran janë regjistruar dridhje të tokës. Një tërmet me magnitudë 4,3 ballë ka ndodhur në ujërat territoriale jugore të Libanit.
Në deklaratën nga Departamenti Kombëtar i Gjeofizikës Libaneze thuhet se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 08:00 me orën lokale, ishte afërsisht 61 kilometra larg qytetit Sidon në Mesdhe.
Tërmeti është ndier në qytetet bregdetare në jug të Libanit, veçanërisht në Sidon si dhe në Palestinë dhe Izrael.
Mësohet se lëkundjet nuk kanë shkaktuar viktima ose dëme materiale.
Lëkundje të tokës me një intensitet prej 5,5 ballësh sipas Rihterit sot e ka goditur edhe provincën Fars në jug të Iranit. Epiqendra e tërmetit sipas Qendrës Kombëtare Sizmiologjike të Iranit ka qenë fshati Dorz. Thellësia e tërmetiet ka qenë 11 kilometra.
Bazuar na raportet nga vendi i ngjarjes nuk janë regjistruar viktima ose dëme materiale.
Ndryshe, ky është tërmeti i dytë në Iran brenda 48 orëve, pas i fundit ishte me fuqi 5,2 ballë sipas Rihterit.