Si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, 39 të burgosur palestinezë, mes të cilëve 24 gra dhe 15 fëmijë, u liruan nga burgjet izraelite.
Siç raporton korrespondenti i Anadolu, menjëherë pasi grupi i parë prej 13 të burgosurve të liruar nga Hamasi mbërriti në Izrael, 39 të burgosur palestinezë nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar iu dorëzuan zyrtarëve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Qindra palestinezë u mblodhën jashtë burgut Ofer në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor për të mirëpritur të burgosurit, derisa forcat e ushtrisë izraelite përdorën gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të shpërndarë palestinezët e tubuar.
Sipas marrëveshjes për pauzë humanitare në Gaza, gjithsej 50 izraelitë të mbajtur nga Hamasi do të lirohen në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.
Një armëpushim humanitar katër-ditor midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit hyri në fuqi këtë mëngjes në të gjitha zonat e Rripit të Gazës, duke ndaluar përkohësisht sulmet për shkëmbimin e të burgosurve dhe dërgimin e ndihmave