Londër, tubim propalestinez para selisë së BBC-së      / Foto: AA

Një grup protestuesish u mblodhën jashtë selisë së BBC-së në Londër të shtunën, nga ku bënë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës, i cili është nën bombardimet e pamëshirshme nga forcat izraelite për të katërtën javë me rradhë.

Protesutesit bënë thirrje për një armëpushim mes palëve dhe "ndalimin e gjenocidit" kundër popullit palestinez në Gaza.

Disa nga protesuesit mbanin në duar pankarta me slogane që akuzojnë mediat perëndimore për njëanshmëri në raportimin mbi pushtimin e Gazës.

“Mediat perëndimore nuk na kërkuan kurrë që të ‘dënojmë’ Nakban (katastrofën)”, shkruhej në një nga pankartat që mbanin në duar protestuesit.

Ndryshe, protesta të ngjashme në mbështetje të popullit të Palestinës ka pasur në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ndër të tjerash protesuesit gjatë këtyre tubimeve kanë dënuar edhe mbështejen e zyrtarëve britanikë që kanë dhënë ndaj Izraelit.

TRT Balkan / agjencitë