Lufta në Gaza: Palestinezët në radhë për një vakt në Rafah / Photo: AA

Palestinezët në gjithë Rripin e Gazës e kanë gjithnjë e më të vështirë të marrin ushqim çdo ditë.

Palestinezët e zhvendosur në Rafah janë gjithashtu të detyruar të presin në radhë çdo ditë për të marrë vaktin që do të thotë jetë për ta.

Fillimisht, një grup vullnetarësh përgatisin ushqimin në kazanë të mëdhenj, në mënyrë që pasi ushqimet të jenë gati, t'ua shpërndajnë njerëzve që presin në radhë, mes të cilëve ka një numër të madh fëmijësh.

Kreu i Qendrës së Shpërndarjes së Ushqimit, Khalid Sheikh Eid, tha se po bëjnë përpjekje të mëdha çdo ditë për t'u ofruar ushqim njerëzve. Ai theksoi se ushqimet janë përgatitur dhe shpërndarë në mëngjes dhe në mbrëmje që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Gazës.

Izraeli ka nisur një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga inkursioni ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 29.878 njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe mungesë furnizimesh.

Izraeli akuzohet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të siguruar që ndihma humanitare të ofrohet për civilët në Gaza. Pavarësisht urdhrit të gjykatës, Izraeli vazhdoi të kryente sulme në Rripin e Gazës dhe është planifikuar një pushtim i Rafahut, ku ndodhen rreth 1,5 milion palestinezë.

AA