Lufta në Gaza: Vriten tre ushtarë izraelitë, tetë plagosen rëndë / Photo: AA

Ushtria izraelite njoftoi të enjten se dy oficerë të tjerë dhe një ushtar u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën rëndë në përleshjet e reja me grupet palestineze në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e të vrarëve që nga 7 tetori në 469.

Në njoftimin e ushtrisë thuhet se nëntogeri Yaakov Elyan, 20 vjeç, togeri i parë Omri Schwarz, 21 vjeç dhe rreshteri Lavi Ghassi, 19 vjeç, u vranë në luftimet në territorin jugor palestinez.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të ushtarëve dhe oficerëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori në 469.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, duke vrarë të paktën 20 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 52.586 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza.

Sulmet izraelite e ka lënë Gazën në gërmadha të ndërtesave të dëmtuar ose shkatërruar.

Deri më tani gati 2 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Gazës.

Nga ana tjetër, 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit, ndërsa më shumë se 130 pengje mbeten në robëri.

TRT Balkan / agjencitë