Në raportet ndërkombëtare janë pasqyruar politikat diskriminuese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të cilat që nga dita e fillimit të luftës Rusi-Ukrainë kanë pranuar më shumë se 7 milionë ukrainas në 7 muaj, kundrejt 1.1 milion personave të ardhur nga Siria që kanë përjetuar luftë të brendshme për 12 vite.
Institucione të tilla si OKB dhe "Amnesty International" kanë kritikuar politikat diskriminuese të BE-së.
Në raportin e publikuar më 6 shtator nga Komisionieri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) thuhet se 7.156.748 ukrainas janë strehuar në vendet anëtare kryesisht në Gjermani, Poloni, Hungari dhe Rumani.
Mbi 4 milionë ukrainas janë përfshirë në programet e mbrojtjes së përkohshme, thuhet në raportin ku njoftohet se vendi që ka pranuar më shumë ukrainas është Polonia me 2.536.630 persona, e cila pasohet nga Hungaria me 1.338.276 si dhe Gjermania me rreth 1 milion persona.
Në vendet e BE-së janë pranuar si refugjatë 1.1 milion sirianë
Sipas të dhënave të publikuara nga OKB-ja, BE-ja ka hapur dyert e saj vetëm për 1 milion e 160 mijë sirianë që nga fillimi i luftës së brendshme në Siri. Sipas të dhënave të OKB-së, Gjermania ka pranuar 560 mijë refugjatë sirianë ndërsa Suedia, Austria, Holanda, Franca dhe Greqia rreth 600 mijë sirianë. Ndërkohë për vendet si Polonia, Hungaria, Rumania dhe Moldavia nuk ka të dhëna se sa refugjatë kanë pranuar që nga fillimi i luftës në Siri.
Mijëra nga refugjatët që nuk pranohen në Evropë për shkak se nuk janë ukrainas kanë humbur jetën në Mesdhe ose janë shtyrë me forcë prapa nga njësitë e Rojës bregdetare greke.
Frontex, Agjencia për ruajtjen e kufijve të BE-së është kritikuar për shkak se kanë përdorur dhunë kundër refugjatëve dhe se kanë përmbysur varkat e emigrantëve.
Shumica e refugjatëve që nuk u pranuan në Evropë janë kthyer me kushtin para vitit 2016 se Ankarasë do t'i jepet mbështetje financiare nga ana e BE-së. Parashikohet se aktualisht Türkiye strehon 3.7 milionë sirianë.
Politika e Evropës për refugjatët, kritikohet nga qarqe të ndryshme si e bazuar në një "standard të dyfishtë"
Qëndrimi diskriminues i vendeve të BE-së lidhur me çështjen e refugjatëve është pasqyruar edhe në deklaratat e politikanëve dhe në publikimet e institucioneve të medias perëndimore.
David Sakvarelidze, ish-kryeprokurori i Ukrainës në një deklaratë për BBC-në kritikoi bombardimin që Rusia i bën vendit të tij.
"Këto përjetime janë ngarkesë shumë emocionale për mua. Shoh që evropianë dhe fëmijë me flokë bjond, me sy blu vriten me predhat, raketat dhe helikopterët e (presidentit të Rusisë Vladimir) Putin", tha ai.
Ndërsa Kelly Cobiella, gazetarja e televizionit NBC, në një transmetim ku shpjegon refugjatët ukrainas tha se "Këto nuk janë refugjatë që vijnë nga Siria. Këto vijnë nga Ukraina. Të krishterë, të bardhë".
Lucy Watson, gazetari i britanikes ITV News ka komentuar: "Ukrainasve u ka ndodhur ajo që nuk mund të parashikohej. Këtu nuk është një vend i botës së tretë që është në zhvillim. Këtu është Evropë".
Gazetari Ulysse Gosset nga francezja BFM TV ka thënë: "Ndodhemi në shekullin 21. Ndodhemi në një qytet evropian, por zjarri i raketave lundruese vazhdon sikur të jemi në Irak ose në Afganistan".
Edhe gazetari i Telegraph, Daniel Hannan ka deklaruar: "Ngjajnë shumë me ne. Edhe kjo është ajo që e bën edhe më shokuese këtë. Lufta tashmë nuk është një gjë që u ndodh vetëm popujve të varfër dhe të largët".
Charlie D'Agata, gazetari i CBS thekson: "Ky nuk është një vend që ka qenë një zonë konflikti për dekada si Iraku apo Afganistani. Ky është një vend i qytetëruar dhe evropian".
Këto fjalë të gazetarit amerikan shkaktuan një reagim të madh. Gazetari i Chicago Sun-Times, Nader Issa kritikoi gazetarin e CBS, D'Agata me fjalët: "Gazetari i CBS sot i ra bilbilit të racizmit të drejtpërdrejtë. Nëse ky është versioni që ka zgjedhur me kujdes fjalët, kuptimi alternativ i fjalisë duhet të jetë ‘Këto janë njerëz të bardhë të qytetëruar, jo njerëz me ngjyrë (kafe) të paqytetëruar‘ ".
Ish-kryeministri bullgar Petkov për ukrainasit tha se "Ata janë një nga ne"
Ish-kryeministri bullgar Kiril Petkov duke krahasuar sirianët dhe ukrainasit që janë viktima të luftës tha për ukrainasit se "janë të arsimuar, të aftë dhe të zgjuar". Ndërsa për refugjatët e ardhur nga Lindja e Mesme, Petkov deklaroi: "Këtu nuk ka valë refugjatësh me njerëz me një të kaluar të papërcaktuar me të cilën jemi mësuar dhe nuk dimë çfarë të bëjmë".
Duke krahasuar refugjatët e ardhur nga Ukrainë ku jetojnë rreth 250 mijë njerëz me origjinë bullgare me refugjatët sirianë, Petkov tha se "Këto janë evropianë që u janë bombarduar aeroportet dhe ndodhen nën një zjarr intensiv".
Ish-kryeministri bullgar Petkov për ukrainasit tha se "Ata janë një nga ne"
Ish-kryeministri bullgar Kiril Petkov duke krahasuar sirianët dhe ukrainasit që janë viktima të luftës tha për ukrainasit se "janë të arsimuar, të aftë dhe të zgjuar". Ndërsa për refugjatët e ardhur nga Lindja e Mesme, Petkov deklaroi: "Këtu nuk ka valë refugjatësh me njerëz me një të kaluar të papërcaktuar me të cilën jemi mësuar dhe nuk dimë çfarë të bëjmë".
Duke krahasuar refugjatët e ardhur nga Ukrainë ku jetojnë rreth 250 mijë njerëz me origjinë bullgare me refugjatët sirianë, Petkov tha se "Këto janë evropianë që u janë bombarduar aeroportet dhe ndodhen nën një zjarr intensiv".
Vendet e BE-së garojnë me njëra-tjetrën për të mos pranuar emigrantët në Mesdhe
Gjithashtu edhe OKB-ja ka reaguar ndaj politikave diskriminuese të vendeve të Evropës ndaj azilantëve. Zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo duke tërhequr vëmendjen mbi standardet e dyfishta kundër refugjatëve tha se "Nuk është i rëndësishëm identiteti (i refugjatëve), apo se nga vijnë ato. Të jemi pak më njerëzor dhe më të mëshirshëm".
Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi ka vënë në dukje se Evropa ka vepruar në mënyrë të "pabarabartë" me refugjatët dhe se vendet e BE-së kanë garuar me njëra-tjetrën për të mos pranuar emigrantët në Mesdhe ndërkohë që kanë pritur me bujari refugjatët ukrainas.
Sekretarja e Përgjithshme e "Amnesty International", Agnes Callamard në një postim nga Twitter-i duke kritikuar qasjen diskriminuese të Evropës ndaj refugjatëve jashtë Ukrainës tha: "Komentet e disa gazetarëve dhe të tjerëve për racizmin, injorancën dhe për fluksin e refugjatëve të ardhur nga Ukraina janë jashtëzakonisht të neveritshme dhe janë në formën që vërtetojnë trajtimin që vendet perëndimore kanë treguar për vite me radhë ndaj refugjatëve".
"Logjika që refugjatët që na ngjajnë meritojnë më shumë ndihmë se sa ata që nuk na ngjajnë, është racizëm".
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), Francesco Rocca deklaroi se Evropa zbaton "standard të dyfishtë" ndaj refugjatëve ukrainas dhe atyre të ardhur nga vende të ndryshme të botës. "Ata që largohen nga dhuna dhe kërkojnë mbrojtje duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Është 'detyrë morale' të ndihmohen ata që largohen nga dhuna dhe trazirat në shoqëri", tha ai.
Doç. dr. Serena Parekh, lektore në degën e filozofisë në Universitetin "North Eastern" ka folur mbi qasjen e Evropës ndaj krizës së refugjatëve në Ukrainë.
"Kriza e refugjatëve në vitin 2015 krijoi frikën se ata mund të ishin terroristë pasi nuk dinim asgjë lidhur me prejardhjen (prapavijën) e tyre, por një pikëpamje më kritike do të thoshte se kjo lidhet me pikëpamjen që i sheh si terroristë të gjithë burrat muslimanë të Lindjes së Mesme. Edhe raca ka një rol në pritjen e ngrohtë të Evropës për refugjatët ukrainas", tha Parekh duke shtuar se:
"Shumë njerëz kur i shohin ukrainasit do të thonë ‘edhe ata janë si ne me flokë të verdhë dhe me sy blu‘. Kjo është racizëm sepse bazohet në logjikën ‘refugjatët që na ngjajnë ne meritojnë më shumë ndihmë dhe mbështetje se sa ata që nuk na ngjajnë‘ ".
Sipas të dhënave të publikuara nga UNHCR deri më 24 korrik, për shkak të luftës që filloi më 24 shkurt mes Rusisë dhe Ukrainës, kanë humbur jetën mbi 5 mijë njerëz dhe mbi 7 mijë të tjerë janë plagosur. Ndërkohë mbi 4.5 milionë të tjerë janë në pozicionin e refugjatit për shkak të luftës Ukrainë-Rusi.