Macron: Asgjë nuk mund t’i justifikojë vdekjet e civilëve në Gaza /         Foto:  Reuters / Photo: AA

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se asgjë nuk mund t’i justifikojë vdekjet e civilëve në Rripin e Gazës dhe se sulmet duhet të ndalen.

Në një fjalim në parlamentin maroken, Macron foli për sulmet që Izraeli vazhdon prej më se një viti kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

"Asgjë nuk mund ta justifikojë vdekjen e kaq shumë civilëve në Gaza. Vazhdimisht kemi bërë thirrje për armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve izraelite, mbrojtjen e popullit dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës", tha presidenti francez.

Macron vuri në dukje se edhe në Liban nevojitet armëpushim dhe se rreth kësaj çështjeje po punojnë me ShBA-në dhe aleatët e tjerë.

Gjithashtu, presidenti francez vuri theksin se ka kërkuar të ndalohet eksporti ushtarak (ndaj Izraelit) për të ndaluar sulmet në Liban dhe Gaza.

TRT Balkan / agjencitë