Macron dhe Abbas biseduan për armëpushimin në Gaza dhe planin e dy shteteve. / Foto: AA

Presidenti francez dhe ai palestinez, Emmanuel Macron dhe Mahmoud Abbas, biseduan në linjë telefonike mbi situatën aktuale në Gaza dhe përplasjet e gjëra mes Izraelit dhe Palestinës.

“Kam biseduar sot me presidentin e Administratës Palestinase, Mahmoud Abbas. E ripërsërita kënaqësinë time për respektimin e fazës së parë të marrëveshjes për armëpushim,” ka shpërndarë Macron në rrjetin X.

Ai theksoi rëndësinë e çlirimit të çdo të burgosuri, duke e quajtur këtë një lehtësim të madh, ndërsa theksoi se çdo ditë pa sulme dhe çdo aksion humanitar është një shpresë për Gazën.

“Armëpushimi duhet të vazhdojë,” tha ai.

Macron konfirmoi vendosmërinë e Francës për të punuar së bashku me Arabinë Saudite dhe partnerët e tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë për të krijuar një hartë besuese të rrugës për implementimin e zgjidhjes me dy shtete.

"Së bashku me Arabinë Saudite, Franca po punon me të gjithë partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për një qëllim të qartë – përcaktimin e një harte besuese të rrugës për implementimin e zgjidhjes me dy shtete, mënyra e vetme për të siguruar paqe dhe siguri për të gjithë në rajon," tha Macron.

TRT Balkan / agjencitë