Macron: Do të mbetem president deri në fund të mandatit në 2027.         Foto: AA 

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit të tij, i cili zgjat deri në maj të vitit 2027.

Në një fjalim drejtuar francezëve mbrëmë, një ditë pasi anëtarët e parlamentit francez votuan mosbesimin ndaj qeverisë së drejtuar nga Michel Barnier, Macron tha se do të mbetet në krye të vendit.

“Mandati që më dhatë zgjat pesë vjet dhe unë do ta përmbush deri në fund”, tha Macron, duke shtuar se do të emërojë një kryeministër të ri në ditët në vijim.

Presidenti francez më herët pranoi dorëheqjen e kryeministrit Michel Barnier.

Qeveria e pakicës së qendrës së djathtë e kryeministrit Michel Barnier, e cila nuk arriti të fitonte besimin e deputetëve, ra pas tre muajsh.

Asambleja Kombëtare diskutoi dy mocione të ndryshme mosbesimi ndaj qeverisë të paraqitura nga aleanca e krahut të majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) dhe partia e ekstremit të djathtë Asambleja Kombëtare (RN) dhe mbështetësit e tyre.

Në votimin në Asamblenë Kombëtare, 331 deputetë mbështetën votën e mosbesimit të aleancës së majtë, që është dukshëm më shumë se 288 votat e nevojshme për pranimin e mocionit të mosbesimit.

Kështu ra qeveria e Barnierit, e cila kishte mandatin më të shkurtër në periudhën e republikës së pestë. Kështu, deputetët votuan mosbesimin ndaj qeverisë së parë që nga viti 1962.

TRT Balkan / agjencitë