Sulltan Ibrahim ibni Sulltan Iskandar (65) bëri betimin dhe u bë mbreti i ri i Malajzisë.
Ibrahimi pason Sulltan Abdullah Ri'ayatuddin Al-Mustafa Billah Shah, mandati pesëvjeçar i të cilit skadoi të martën (30 janar).
Ai u betua si mbreti i 17-të në rezidencën mbretërore Istana Negara në kryeqytetin Kuala Lumpur.
Më parë, mbreti i ri shërbeu si Sulltan i shtetit Johor në Malajzinë jugore.
Ai u zgjodh si mbreti i ri nga familja mbretërore në tetor të vitit të kaluar.
Nëntë shtëpitë mbretërore të Malajzisë marrin me radhë fronin dhe mbreti zgjidhet me votim në Këshillin e Sunduesve, në të cilin përfaqësohen të nëntë shtëpitë, të udhëhequr nga sulltanët.
Sulltan Nazrin Shah, 67 vjeç, nga shteti veriperëndimor Perak, u betua si zëvendësmbret.
TRT Balkan / agjencitë