Këshilli i Sunduesve të Malajzisë vendosi sot të mbështesë liderin e opozitës Anwar Ibrahim si kryeministrin e 10-të të vendit.
Vendimi vjen pas takimit të Këshillit të Sunduesve prej 9 anëtarësh, të udhëhequr nga Mbreti Al-Sulltan Abdullah Ri'ayatuddin Al-Mustafa Billah Shah, në Kuala Lumpur pas disa ditësh bllokade politike.
Ish-zëvendëskryeministri 75-vjeç, Anwar Ibrahim do të betohet sot si kryeministër i Malajzisë, raportoi uebfaqja e lajmeve "Malaysiakini".
Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 15-ta në Malajzi, të cilat u mbajtën më 19 nëntor, nxorën fitues "Aleancën e Shpresës" ose Pakatan Harapan (PH), të udhëhequr nga Ibrahim, duke siguruar shumicën e vendeve në parlament, por jo për të formuar qeverinë e vetme.
PH siguroi 82 vende ndërsa ish-kryeministri Muhyiddin Yassin, Aleanca Kombëtare ose Perikatan Nasional (PN) mori 73 vende.
Mbreti u takua me dy liderët të martën dhe sugjeroi një qeveri uniteti, por Yassin e refuzoi atë.
Më vonë, monarku thirri 8 anëtarë të tjerë të Këshillit për një takim herët sot për t'i dhënë fund bllokadës.
Mbështetja nga Fronti Kombëtar ose Barisan Nasional (BN), me 30 ligjvënës, shihet të jetë një faktor vendimtar në strukturën e re.
Blloku tjetër i Aleancës së Partive Sarawak ose Gabungan Parti Sarawak (GPS) me 23 vende kishte treguar se do të mbështeste grupin e udhëhequr nga Yassin, por ishte i pavendosur.
Secila parti apo aleancë do të duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 112 deputetëve në Dhomën prej 222 vendesh për të fituar kreun e Parlamentit.
24 Nën 2022
Anwar Ibrahim kryeministër i ri i Malajzisë
Mbreti i vendit Al Sulltan Abdullah Sulltan Ahmad Shah e bëri njoftimin pesë ditë pasi zgjedhjet parlamentare nuk lanë asnjë parti me shumicë për të formuar një qeveri më vete.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kryeministri malajzian: Spastrimi etnik në Gaza duhet të ndalet tani
"E kam bërë shumë të qartë, ndaloni hipokrizinë e Perëndimit. Sepse problemet nuk janë 7 tetori. Problemi është i gjithë trajtimi, kolonializmi, aparteidi dhe spastrimi etnik në Gaza, që duhet të ndalet tani”, deklaroi Anwar Ibrahim.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.