Kryeministri holandez, Mark Rutte, është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Sipas një deklarate me shkrim nga NATO-ja, është vendosur që Rutte të emërohet Sekretari i ri i Përgjithshëm. Kryeministri holandez do të marrë detyrën e tij në dorëzim nga Jens Stoltenberg më 1 tetor.
Mark Rutte falënderoi aleatët e tij për mbështetjen dhe deklaroi se mezi pret të marrë detyrën më 1 tetor.
Rutte në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha: "Është nder i madh të emërohem si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s". Duke theksuar se aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë kolektive, Rutte tha:
"Udhëheqja e kësaj organizate është përgjegjësi që nuk e marr lehtë. U jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim ta marr këtë rol me entuziazëm të madh në tetor si pasardhës i Jens Stoltenbergut, i cili ka udhëhequr në mënyrë të jashtëzakonshme NATO-n gjatë 10 viteve të fundit dhe të cilin unë e kam admiruar gjithmonë".
Urimi nga Stoltenbergu
Sekretari i Përgjithshëm aktual Stoltenberg tha: "Unë mirëpres zgjedhjen e Mark Rutte nga aleatët e NATO-s si pasardhësin tim".
Ai tha se Rutte është mbështetës i madh i aleancës transatlantike dhe udhëheqës i fortë. "I uroj atij sukses ndërsa ai vazhdon të forcojë NATO-n. E di që e lë NATO-n në duar të sigurta", theksoi Stoltenberg.
NATO-ja njoftoi se Rutte u emërua si Sekretar i Përgjithshëm i ri dhe se ai do të marrë detyrën nga Stoltenbergu më 1 tetor.