Një grua u nxor e gjallë nga rrënojat 6 ditë pasi tërmetit shkatërrues që goditi Marokun dhe shkaktoi dëme të mëdha në zonat e banuara, njoftuan sot ekipet e kërkimit dhe shpëtimit.
Burimet lokale thanë për Anadolu se gruaja u shpëtua dhe u nxor nga rrënojat nga një ndërtesë në fshatin Tizi-n-Test, në provincën Taroudant, në Marokun qendror.
E mbijetuara u dërgua në një spital ushtarak fushor 60 kilometra larg me ambulancë.
Tërmeti, i cili ndodhi më 8 shtator me epiqendër në El-Huz, një rajon i lidhur me qytetin e Marakeshit, rezultoi në dëme të konsiderueshme që u ndien jo vetëm në kryeqytetin Rabat, por edhe në qytete si Casablanca, Meknes, Agadir dhe Fes.
Numri i viktimave
Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit shkatërrues në Marok është rritur në 2.901, ndërsa janë lënduar 5.530 persona.
Ministria e Brendshme e Marokut ka publikuar informacione të përditësuara për pasojat e tërmetit të ndodhur natën e 8 shtatorit.
Autoritetet konfirmuan se numri i të vdekurve është rritur në 2.901, ndërsa numri i të lënduarve në 5.530.