Marrëdhëniet Rusi-Mongoli: Putin thekson zhvillimin në të gjitha drejtimet / Photo: AA

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, u prit me ceremoni zyrtare në Mongoli në të cilën ndodhet për takime.

Në një deklaratë nga pallati i Kremlinit thuhet se Putin filloi takimet e tij në kryeqytetin e Mongolisë, Ulaanbaatar, ku u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i Mongolisë, Ukhnaagiin Khurelsukh, ndërsa pas ceremonisë dy liderët kaluan në takim të ndërsjellë brenda tendës tradicionale të mongolëve, otağ.

Në fjalën e tij, Putin theksoi se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Mongolisë vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet.

"Përveç fushave ekonomike dhe politike në të cilat ne bashkëpunojmë në mënyrë shumë aktive, ne zhvillojmë punë efektive edhe në fushat humanitare, veçanërisht në fushën e arsimit", tha ai.

Khurelsukh falënderoi Putinin për vizitën e tij dhe tha se populli i Mongolisë u kushton interes marrëdhënieve me Rusinë.

Ukraina reagon ndaj Mongolisë

Mongolia është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare (GjNP), e cila ka lëshuar urdhërarrest për Putinin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Georgiy Tihiy, në deklaratën e tij me shkrim reagoi ndaj administratës mongole që nuk e arrestoi Putinin. "Dështimi i Mongolisë për të arrestuar Putinin pavarësisht vendimit të GjNP-së është goditje e rëndë për sistemin ndërkombëtar të së drejtës penale", tha Tihiy.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve dje se vendimi i GjNP-së ose anëtarësimi i Mongolisë nuk është çështje në agjendën e Rusisë.

Si pjesë e hetimit të saj për krimet e kryera në Ukrainë, GjNP-ja në mars 2023, njoftoi se ishte lëshuar urdhërarrest për presidentin rus Putin dhe komisaren ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Alekseyevna Lvova-Belova për shkak të krimeve të luftës dhe se ky vendim ishte i vlefshëm.

Mongolia është një nga 124 vendet që ka nënshkruar Statutin e Romës duke u bërë anëtare e GjNP-së.

AA