MAS-i: Çështja palestineze, kusht i normalizimit të raporteve me Izraelin / Photo: AA

Arabia Saudite nuk do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin nëse nuk zgjidhet çështja palestineze, tha ministri i Jashtëm, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud.

"Kjo është mënyra e vetme që ne do të përfitojmë. Ne kemi nevojë për stabilitet dhe stabiliteti do të vijë vetëm nëpërmjet zgjidhjes së çështjes palestineze”, tha Faisal në një intervistë për CNN.

Të mërkurën, Princi Faisal në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës tha se Izraeli nuk mund të gëzojë paqe pa krijimin e një shteti palestinez, duke theksuar nevojën për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Para luftës shkatërruese të Izraelit në Gaza që filloi më 7 tetor të vitit të kaluar, Arabia Saudite ishte përfshirë në bisedimet e ndërmjetësuara nga ShBA-ja për një normalizim të mundshëm të marrëdhënieve me Izraelin. Por, analistët besojnë se lufta ka prolonguar bisedimet midis dy palëve.


TRT Balkan / agjencitë