Mbi 10 mijë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.     /Foto: AP

Ka kaluar mbi 10 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës, noftuan autoritetet e enklavës së bllokuar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, mbajti një konferencë për mediat në Spitalin Shifa, duke dhënë informacione për viktimat dhe të plagosurit nga sulmet izraelite.

Qudra deklaroi se numri i të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 10.022, duke përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra.

Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi gjatë 24 orëve të fundit ka goditur nga ajri 450 lokacione në Rripin e bllokuar të Gazës.

TRT Balkan / agjencitë