Mbi 1.000 të vdekur nga përmbytjet në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore / Photo: Reuters

Përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Afrikën Perëndimore dhe Qendrore kanë lënë në më shumë se 1.000 njerëz dhe të paktën 740.000 të zhvendosur, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Reshjet e rënda rezultuan në përmbytje masive duke prekur mbi 5 milionë njerëz në 16 vende.

Shumica e pjesëve të rajonit të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, si dhe Sahelit, kanë përjetuar përmbytje të rënda për shkak të reshjeve të mëdha.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Çadi, Nigeri dhe Nigeria janë vendet të cilat janë goditur më rëndë, duke prekur mbi 80 për qind të popullsisë totale.

Ndërkaq, qindra mijëra shtëpi, shkolla dhe objekte të kujdesit shëndetësor janë dëmtuar, me rreth gjysmë milioni hektarë tokë bujqësore të shkatërruar, duke kërcënuar sigurinë ushqimore dhe duke rritur kequshqyerjen, të cilat po përhapen në Niger dhe Nigeri.

Joyce Msuya, ndihmëssekretare e përgjithshme për çështjet humanitare dhe zëvendëskoordinatore e ndihmës emergjente, ka ndarë 35 milionë dollarë për të mbështetur masat reaguese në Çad, Niger, Nigeri, Republikën Demokratike të Kongos dhe Kongo. Megjithatë, nevojiten urgjentisht fonde shtesë, theksoi OKB-ja.

Vetëm në Nigeri, Msuya ndau 5 milionë dollarë për të ndihmuar 280.000 njerëz me ushqim, ujë të pastër dhe strehim, si dhe përpjekje për të parandaluar shpërthimet e kolerës.

Plani i Reagimit Humanitar prej 927 milionë dollarësh për Nigerinë është vetëm 46 për qind i financuar, vunë në dukje zyrtarët.

AA