Mbi 150 palestinezë vriten në sulmin e ushtrisë izraelite në spitalin Shifa.    /Foto: AA

Më shumë se 150 palestinezë janë vrarë dhe qindra janë arrestuar deri më tani në sulmin e ushtrisë izraelite në spitalin Shifa në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë të ushtrisë izraelite, thuhet se operacionet e forcave ushtarake dhe Organizatës së Sigurisë së Brendshme Shin-Bet (Shabak) në zonën e spitalit Shifa po vazhdojnë.

Më shumë se 150 palestinezë thuhet se janë vrarë dhe qindra palestinezë janë arrestuar deri më tani në bastisjen e 18 marsit në spital dhe rrethinat e tij.

Ai gjithashtu deklaroi se operacionet po vazhdojnë në rajonin Al-Karara në qytetin Khan Younis, në jug të Gazës.

Ushtria izraelite bastisi spitalin Shifa më 18 mars dhe rrethoi kompleksin ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur.

Prej katër ditësh sulme intensive të ushtrisë izraelite po vazhdojnë rreth spitalit Shifa, të cilin ushtria izraelite tashmë e ka sulmuar disa herë.

Mediet palestineze raportuan se ushtria izraelite hodhi në erë një ndërtesë në kampusin e spitalit Shifa dje me eksploziv.

TRT Balkan / agjencitë