Sipas një sondazhi të kryer në Izrael, 35 për qind e publikut mendojnë se qeveria e Tel Avivit u mund nga Hamasi në luftën në Rripin e Gazës.
Në një sondazh të kryer nga televizioni shtetëror izraelit KAN në bashkëpunim me një institut, 35 për qind e pjesëmarrësve deklaruan se besonin se lufta kundër Hamasit në Gaza ishte e humbur.
Derisa 27 për qind e pjesëmarrësve mendonin se lufta u fitua, 38 për qind nuk shprehën mendim për këtë çështje.
Ndërkohë, 61 për qind e të anketuarve deklaruan se e humbën "ndjesinë e sigurisë personale" pas sulmeve të 7 tetorit dhe 39 për qind deklaruan se ndiheshin ende të sigurt.
Rezultatet e sondazhit zbuluan se 71 për qind e atyre që jetojnë në veri të Izraelit, në kufirin libanez, nuk ndihen të sigurt.
Përveç kësaj, 41 për qind e pjesëmarrësve të anketës deklaruan se besimi i tyre në ushtrinë izraelite u ul pas sulmeve të 7 tetorit, ndërsa 35 për qind deklaruan se ky besim u rrit, si dhe 24 për qind nuk shprehën mendim.
Edhe pse ka kaluar një vit që kur Izraeli nisi sulmin ndaj Gazës, qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk ka mundur të arrijë qëllimet e saj në Gaza, veçanërisht shpëtimin e të burgosurve dhe mbi Hamasin.
Nga ana tjetër, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, njofton dhe shpërndan imazhe të sulmeve kundër ushtarëve izraelitë që përpiqen të pushtojnë Gazën nga toka pothuajse çdo ditë.