Dy anije të tjera me misër dhe grurë u larguan sot nga portet e Ukrainës, sipas marrëveshjes për zhbllokimin e eksporteve të grurit ukrainas të ndërmjetësuar nga Türkiye, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.
Anija “Sormovski” nën flamurin e Belizesë, me 3050 tonë grurë, u nis nga porti i Chernomorsk për në Tekirdağ, në veriperëndim të Türkiyes.
Anija tjetër, Star Laura me flamurin e Ishujve Marshall, u nis nga porti Yuzhny me 60,000 tonë misër për në Iran.
Më 22 korrik, Türkiye, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rihapur tre porte ukrainase në Detin e Zi për eksportin e grurit ukrainas të bllokuar nga lufta në Rusi dhe Ukrainë, e cila ka vazhduar për gjashtë muaj.
Për të mbikëqyrur procesin, një Qendër e Përbashkët Koordinuese në Stamboll u hap zyrtarisht më 27 korrik, e përbërë nga përfaqësues nga tre vende dhe OKB për të mundësuar transportin e sigurt të produkteve ushqimore dhe plehrave tregtare nga anijet tregtare.
Anija e parë u largua nga Ukraina më 1 gusht sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Türkiye.
12 Gus 2022
Mbi 63 mijë tonelata drithë nisen nga Ukraina
Një anije do të zbarkon në Türkiye, tjetra për në Iran
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore