Në mesazhin e tij të Ramazanit, Mbreti i Arabisë Saudite Selman i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t'u japë fund "krimeve të tmerrshme" që po ndodhin në Gaza, ku sulmet e Izraelit po vazhdojnë për më shumë se pesë muaj.

Duke folur si kujdestar i dy vendeve më të shenjta të Islamit, Mbreti Salman falënderoi për "bekimet e dhëna Mbretërisë së Arabisë Saudite", por vuri në dukje se lufta në Gazën e rrethuar do të hidhte një hije mbi muajin e shenjtë të agjërimit dhe lutjes.
“Ndërsa jemi dëshmitarë të ardhjes së Ramazanit këtë vit, zemrat tona janë të pikëlluara nga vuajtjet e vazhdueshme të vëllezërve tanë palestinezë, të cilët po përballen me agresion të pamëshirshëm”, tha ai.
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të përmbushë përgjegjësitë e tij për t'u dhënë fund këtyre krimeve të urryera dhe për të siguruar krijimin e korridoreve të sigurta humanitare dhe të ndihmës”, theksoi Mbreti Selman. Lufta e tmerrshme e Izraelit në Gaza kundër palestinezëve ka hyrë në ditën e saj të 157-të.