Vitin e kaluar, Republika e Türkiyes paraqiti një propozim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të krijuar plane zhvillimi të qëndrueshme.
Pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 30 Marsi festohet tashmë si Dita Ndërkombëtare pa Mbeturina në mbarë botën. OKB-ja shpalli ditën ndërkombëtare me Türkiyen si prezantuese kryesore dhe 105 vende si bashkëprezantues.
Nëpërmjet projektit të saj "Zero mbetje", Türkiye shquhet si model në të gjitha projektet mjedisore dhe projektet e mbrojtjes së natyrës në botë. Qëllimi i projektit është të parandalojë gjenerimin e mbetjeve, të përdorë burimet në mënyrë më efikase, të parandalojë ose të minimizojë gjenerimin e mbetjeve duke shqyrtuar shkaqet dhe të grumbullojë dhe rikuperojë mbetjet veçmas.
Filozofia "Zero mbetje" përpiqet të eliminojë mbetjet nga të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë praktikat e kuzhinës. “Kuzhina pa mbeturina”, që është imperativ sot, ka qenë motivi i kuzhinës turke për breza të tërë.
Kuzhina turke bazohet në mosshpërdorimin e ushqimit, ofron zgjidhje për përdorimin e të gjithë elementëve të materialit bimor dhe shtazor. Në tavolinat turke fokusi është te pjatat e bëra me përbërës natyralë dhe organikë, si dhe kuzhina vegane dhe vegjetariane.
Pothuajse çdo pjatë në gamën e larmishme të kuzhinës turke përdor përbërës pa mbeturina. Për shembull, shumë pjata bëhen nga buka bajate, orizi i mbetur bëhet supë ose byrek orizi. Për të bërë dolma, kungull i njomë ose patëllxhan i hiqet pjesa e brendshme, por nuk hidhet kurrë, duke e kthyer në një shije tjetër. Kuzhina tradicionale dhe pjatat e servuara nga familjet në tubime të mëdha kanë qenë baza e një ekzistence të qëndrueshme dhe harmonike në këto zona për shekuj me radhë.
Türkiye gjithashtu dha një shembull për botën duke formuar Programin Kombëtar të Turizmit të Qëndrueshëm dhe duke nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim me platformën më të lartë mjedisore dhe të qëndrueshme në botë - Këshillin Global të Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC). Me synimin për ristrukturimin e industrisë së turizmit në tri vitet e ardhshme në kuadër të marrëveshjes, Türkiye është vendi i parë në botë që i afrohet turizmit në këtë mënyrë dhe zhvillon një Program kombëtar të turizmit të qëndrueshëm me Qeverinë.
I nisur vitin e kaluar, programi synon të maksimizojë përfitimet sociale dhe ekonomike për banorët vendas, të përmirësojë trashëgiminë kulturore dhe të mbrojë biodiversitetin, ekosistemet dhe bukurinë natyrore duke reduktuar ndotjen dhe duke ruajtur burimet.
Në kuadër të Programit të Turizmit të Qëndrueshëm, i cili fillimisht u krijua për objektet akomoduese, pritet që tranzicioni gradual të përfundojë deri në vitin 2030.
Falë planifikimit efektiv të qëndrueshmërisë, akomodimet inkurajohen të përmirësojnë vazhdimisht përpjekjet e tyre për qëndrueshmëri. Në këtë kuadër dhe me udhëzimin e Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit nga 15 nëntori 2022, të gjitha objektet akomoduese në Türkiye duhet të marrin verifikimin e fazës së parë të turizmit të qëndrueshëm deri në fund të vitit 2023.