Zyrtarët e sigurisë në Izrael i kanë përcjellë qeverisë qëndrimin se presin një sulm nga Irani dhe Hezbollahu së shpejti, raportojnë mediat izraelite.
Zyrtarë politikë dhe të sigurisë në Kryeministrinë izraelite vlerësuan mundësinë e një sulmi nga Irani dhe Hezbollahu në një kohë të shkurtër në mbledhjen e djeshme të kabinetit, njoftoi “Kanal 12” i Izraelit.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite njoftoi se një dron i Hezbollahut u rrëzua në veri të vendit.
Në deklaratën e ushtrisë në rrjetet sociale thuhet se droni është gjetur në zonën e Beit Jin dhe se nuk ka pasur viktima. Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.
TRT Balkan / agjencitë