Mediat izraelite raportojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu ka urdhëruar që pushtimi i zonës tampon në malin Hermon të Sirisë që filloi pas rënies së regjimit Baath të vazhdojë deri në fund të vitit 2025.
Në lajmin e televizionit "Channel 12" thuhet se Netanyahu i ka dhënë disa udhëzime ushtrisë izraelite në zonën tampon në malin Hermon që ai vizitoi dje.
Thuhet se Netanyahu i ka dhënë ushtrisë udhëzimin të vazhdojë pushtimin e saj deri në fund të vitit 2023 në zonën tampon në malin Hermon.
Kryeministri izraelit Netanyahu dje bashkë me ministrin e Mbrojtjes Yisrael Katz dhe shefin e shtabit Herzi Halevi vizituan zonën tampon në malin Hermon i cili është pushtuar pas 7 dhjetorit.
Në një deklaratë nga Zyra për media e kryeministrisë thuhet se Netanyahu "caktoi udhëzimet për të ardhmen e pushtimit të ushtrisë izraelite në zonën tampon në malin Hermon, por në deklaratë nuk u dhanë detaje të mëtejshme.
Në një deklaratë që bëri në zonën tampon në malin Hermon, Netanyahu tha se pushtimi këtu do të vazhdojë "derisa të krijohet një situatë që nuk përbën rrezik për sigurinë e Izraelit".