Gazeta izraelite "Haaretz" njoftoi se gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor ndaj vendbanimeve që rrethojnë Rripin e Gazës nën bllokadë, një tank izraelit hapi zjarr ndaj një shtëpie në të cilën ndodheshin pengjet izraelite në vendbanimin hebre "Be'eri".
Në lajmin e gazetës u theksua se "disa orë pasi filluan sulmet më 7 tetor, një tank izraelit qëlloi me predha artilerie në shtëpinë e Pasi Cohen në Be'eri, ku anëtarët e Hamasit ishin fshehur me pengjet".
Mësohet se deri te ky përfundim është arritur në bazë të videos së marrë nga helikopteri i policisë i thirrur në zonë gjatë sulmit dhe të publikuar mbrëmë nga "Channel 12".
Yasmin Porat, e cila u arratis nga festivali dhe u fsheh në një shtëpi, tha se kur shkoi te një nga ushtarët dhe e pyeti nëse plumbat do të dëmtonin pengjet, ajo mori përgjigjen se "Ne po e bëjmë këtë vetëm për të shkatërruar muret e shtëpitë".
Hadas Dagan, e cila fshihej me burrin e saj jashtë shtëpisë ku mbaheshin peng fqinjët e saj, vuri në dukje se ajo u plagos nga një copëz (shrapnel) ndërsa shtëpia e fqinjit të tyre u vendos në shënjestër.
Sipas "Channel 12", ushtarët që ndodheshin në vendbanim theksuan se nga helikopteri u hap zjarr me qëllim paralajmërimi dhe goditi një tank, pastaj një tank tjetër erdhi dhe hapi zjarr ndaj shtëpisë.
Helikopteri, pavarësisht se kaloi një kohë e gjatë nga fillimi i sulmit, zbuloi shumë trupa që u grumbulluan në hyrje të vendbanimit dhe nuk hynë në zonë.
Në lajm përfshihen edhe fjalët e Yair Avital nga kompania rezervë në vendbanim "500 ushtarë po qëndronin jashtë dhe askush nuk po i kushtonte vëmendje situatës. Njerëzit humbnin gjak çdo minutë dhe ushtria e cila qëndronte jashtë nuk mund të kuptonte se çfarë ishte duke ndodhur".
Ushtria izraelite dhe policia izraelite deri më sot nuk e kanë pranuar se izraelitët janë vrarë si rezultat i zjarrit të hapur nga forcat e tyre më 7 tetor.