Michel: Çdo jetë civile është rëndësishme në Lindjen e Mesme. / Photo: AA

Çdo jetë civile është e rëndësishme në Lindjen e Mesme, tha të martën presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

"Çdo jetë civile duhet të respektohet. Standardet e dyfishta duhet të shmangen", tha Michel në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Ai theksoi situatën e vështirë humanitare në Rripin e Gazës dhe theksoi rëndësinë e agjencisë UNRWA-së për rajonin.

Që nga 26 janari, shumë vende kanë pezulluar fondet për UNRWA-n pasi Izraeli pretendoi se disa nga punonjësit e agjencisë ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.

Agjencia tha se kishte ndërprerë kontratat e disa punonjësve pas akuzave izraelite.

Michel theksoi gjithashtu nevojën për të punuar drejt paqes midis Izraelit dhe Palestinës dhe një zgjidhje me dy shtete në rajon, duke shtuar se BE-ja "kurrë nuk ka hezituar" për këtë çështje.

Ai vuri në dukje se përshkallëzimi në rajon, veçanërisht rreth Detit të Kuq, nuk është vetëm një çështje sigurie, por edhe një çështje ekonomike.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.585 palestinezë dhe duke plagosur 66.978. Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Ofensiva izraelite ka lënë 85 për qind të popullsisë së Rripit të Gazës të zhvendosur brenda vendit me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, deklarojnë nga Kombet e Bashkuara.

TRT Balkan / agjencitë