Ministri i jashtëm turk përgëzon homologun bullgar për marrjen e detyrës           / Foto: AA

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan i përcolli urimet homologut të tij të ri bullgar Georg Georgiev për marrjen e detyrës, njoftoi të premten Ministria e Jashtme turke.

Në një bisedë telefonike, Fidan dhe Georgiev diskutuan edhe për çështje dypalëshe dhe rajonale, ndërsa ministri i Jashtëm turk theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Sofjes.

Georgiev e mori postin nga paraardhësi i tij, Ivan Kondov, të premten.

TRT Balkan / agjencitë