Ministri turk: 5 të vdekur dhe 22 të plagosur nga sulmi terrorist         / Foto: AA

Ministri i Brendshëm i Türkiyes, Ali Yerlikaya, ka informuar se pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 janë plagosur në sulmin e sotëm terrorist në kompleksin e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ) në kryeqytetin Ankara.

Yerlikaya vizitoi qytetarët e plagosur nga sulmi terrorist në spitalin e qytetit Bilkent.

Në një deklaratë pas vizitës, Yerlikaya deklaroi se janë shtatë persona të plagosur nga sulmi në spitalin Bilkent.

Ai ka treguar se kanë parë katër persona të lënduar dhe se gjendja e tyre është e mirë.

"Fatkeqësisht numri i të vdekurve është rritur në pesë. 22 persona kanë mbetur të lënduar. Shtatë të lënduar ndodhen në këtë spital, një person ka dalë nga spitali, dy do të dalin së shpejti. Pra, trajtimi i 19 personave vazhdon", sqaroi. Yerlikaya.

Ai ka treguar se dy nga 19 personat e lënduar janë në gjendje të rëndë.

Ministri kujtoi se dy terroristë - një grua dhe një burrë - u neutralizuan pas sulmit.

"Ne po vazhdojmë me procesin e identifikimit. Sapo të mbarojmë me këtë, ne do të ndajmë informacione rreth identitetit të tyre dhe për cilën organizatë terroriste ata kanë punuar," tha Yerlikaya.

Ai preku edhe deklaratën e ministrit të Mbrojtjes Yasar Guler.

"Mënyra se si u krye ky operacion që në fillim dhe pamjet që pamë atje, ka shumë të ngjarë të lidhen me atë që bëri PKK-ja. Ky është vlerësimi ynë, por ne do t'i ndajmë me ju përsëri kur të vërtetojmë identitetin dhe kur të dihen prova të tjera. Ne dënojmë organizatën terroriste të ndyrë, të pabesë dhe themi në çdo rast se terrorizmi është një krim kundër njerëzimit”, tha ministri turk Yerlikaya.

Duke folur për gazetarët pas një vizite që u bëri disa të plagosurve në një spital të Ankarasë, Yerlikaya tha se aktualisht nëpër spitale janë duke u trajtuar 19 persona të lënduar nga sulmi terrorist.

TRT Balkan / agjencitë