Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov njoftoi të martën se i ka dorëzuar një kërkesë Qeverisë së Ukrainës për shkarkimin e katër zyrtarëve ushtarakë.
Ndër ata që Umerov dëshiron të zëvendësojë janë Stanisllav Haider, Oleksandr Serhiy, Yuri Dzhigir dhe ish-sekretarja shtetërore e ministrisë Lyudmila Darahan, sipas një deklarate të publikuar në Facebook.
"Sistemi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës - Forcat e Armatosura, Drejtoria kryesore e Inteligjencës dhe Shërbimi Special Shtetëror i Transportit është një perimetër i mbyllur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo do të thotë se të gjitha proceset brenda duhet të jenë të qarta dhe të kontrolluara. Çdo përpjekje është e papranueshme të ndikohet tek ata, qoftë i jashtëm apo i brendshëm”, tha Umerov, pa specifikuar arsyet konkrete për shkarkimin e tyre.
Ai shtoi se do ta informojë opinionin për emërimet e reja, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me deputetët e tij.
Që nga marrja e rolit të tij në shtator 2023, Umerov ka theksuar se lufta kundër korrupsionit do të jetë prioriteti i tij kryesor gjatë kohës që është në detyrë.