Ministria, 25.000 palestinezë kanë nevojë të trajtohen jashtë Gazës / Photo: AA

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportohet se rreth 25 mijë palestinezë kanë nevojë për trajtim jashtë Rripit të Gazës.

Gjatë periudhës kur pika kufitare Rafah ishte ende e hapur para pushtimit të ushtrisë izraelite thuhet se vetëm 4.895 persona kanë mundur të dalin nga Gaza.

Ndërkohë, me marrjen e kontrollit të pikës kufitare Rafah, njoftohet se nuk ka pasur dalje jashtë Rripit të Gazës për asnjë pacient dhe të plagosur që pas fillimit të sulmit tokësor nga ushtria izraelite në qytetin Rafah.

"Jeta e mijëra personave ndodhet në rrezik për shkak të moslejimit të daljes nga Gaza për pacientët dhe të plagosurit. Këto janë raste të cilat mund të trajtohen dhe mund të shpëtohen në qendrat e specializuara jashtë Rripit të Gazës", theksohet në deklaratë.

Një ndër pikat e përmendura nga ministria ishte se ushtria izraelite ka vendosur në objektiv shërbimet shëndetësore në Rripin e Gazës. "Izraeli pushtues shënjestron në mënyrë të qëllimshme spitalet në Rripin e Gazës dhe si pasojë përkeqësohet gjendja e pacientëve dhe të plagosurve pasi i lë ato jashtë shërbimit", citohet më tej.

Sipas të dhënave të Zyrës për media të qeverisë në Gaza, ushtria izralite ka shënjestruar 160 institucione shëndetësore dhe ka lënë jashtë shërbimit 55 qendra shëndetësore dhe 33 spitale në sulmet dhe bastisjet e saj që ka vazhduar në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

AA