Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se ushtria izraelite pas 14 ditësh pushtimi kishte tërhequr tanke dhe automjete nga spitali al-Shifa, kompleksi më i madh shëndetësor në Rripin e Gazës, duke e lënë plotësisht të shkatërruar atë.
Ministria raportoi se dhjetëra trupa ishin gjetur në kompleks, ku një gazetar i AFP-së dhe dëshmitarë okularë panë tanke dhe automjete duke u tërhequr.
Ndërkaq nga ushtria izraelite nuk ka ende konfirmim për ndonjë tërheqje.
Dëshmitarët okularë thanë se dhjetëra sulme ajrore dhe predha kishin goditur zonën përreth kompleksit.
“Sulmet ajrore izraelite kishin siguruar mbulim për automjetet që tërhiqeshin.”, tha Zyra qeveritare për media në Gaza.
TRT World