Ministrja belge e Zhvillimit, Caroline Gennez, tha sot se vendi i saj duhet të jetë “pionier” dhe ta njohë shtetin palestinez “tani”.
“Belgjika duhet të jetë një pioniere evropiane dhe të njohë shtetin palestinez tani”, shkroi Gennez në X.
“Një shtet palestinez me të drejta të plota është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë për palestinezët dhe izraelitët”, shtoi ajo.
Anëtarë të BE-së, përfshirë Slloveninë, Maltën, Norvegjinë, Spanjën dhe Irlandën, kanë njoftuar tashmë synimin e tyre për ta njohur shtetin palestinez.
Më parë, ministrja e Jashtme belge Hadja Lahbib ka thënë se territoret palestineze një ditë do të njihen zyrtarisht.
Të dielën, kryeministri i Irlandës Simon Harris tha se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez deri në fund të këtij muaji, ndërsa theksoi se ai nuk synon të ndërpresë lidhjet me Izraelin.