Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) ka neutralizuar një terrorist të rangut të lartë të PKK/YPG-së, thanë të dielën burime turke të sigurisë.
"Terroristi, një shtetas sirian i koduar ‘Bahoz Afrin’ ishte i ashtuquajturi udhëheqës i një grupi terrorist në rajonin Ayn al-Arab të Sirisë veriore”, thanë burimet në kushte anonimiteti.
Ata shtuan se MIT-i kishte marrë informacione që tregonin se terroristi po planifikonte një tjetër akt terrorist që synonte forcat e sigurisë përgjatë kufirit.
Operacioni nisi pasi u zbulua se terroristi ishte në një fazë të avancuar të finalizimit të komplotit.
Raportet tregojnë se PKK/YPG-ja është në një krizë të rëndë drejtuese në Ayn al-Arab, për shkak të forcave të inteligjencës turke që neutralizojnë terroristët e dërguar në rajon.
PKK-ja është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 njerëz.