Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se Türkiye ka paguar një çmim të lartë për sulmet terroriste, prandaj shqetësimet e saj për terrorizmin e grupeve kurde janë legjitime.
“Shqetësimi i Türkiye-s është legjitim kur bëhet fjalë për terrorizmin e kryer nga organizatat kurde. Türkiye ka paguar një çmim të lartë për akte të tilla terroriste”, tha Mitsotakis gjatë një konference për media në samitin e NATO-s në Madrid.
Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, Mitsotakis tha se Greqia dhe Türkiye duhet të vazhdojnë të bisedojnë për zgjidhjen e çështjeve të tyre në mënyrë të "qytetëruar".
"Ne duhet të takohemi, duhet të flasim. Duhet t'i trajtojmë dallimet tona në mënyrë të qytetëruar, në kuadrin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe me të drejtën ndërkombëtare si të vetmen pikë referimi. Nuk ka asnjë kornizë tjetër ku mund të mbështetemi për të zgjidhur dallimet”, tha kryeministri grek.
Ai shtoi se Türkiye nuk ngriti asnjë çështje kundër Greqisë gjatë samitit të NATO-s në Madrid, fokusi i të cilit ishte lufta në Ukrainë.
1 Kor 2022
Mitsotakis: Legjitime janë shqetësimet e Türkiye-s për terrorizmin
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë për shtyp në Samitin e NATO-s, në Madrid, deklaroi se Türkiye ka paguar një çmim të lartë për sulmet terroriste
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.