Një grup i të drejtave të njeriut në Korenë e Jugut, i zhgënjyer nga mosveprimi i autoriteteve lokale për të zbatuar urdhrat e gjykatës, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) për të ndihmuar në ndërtimin e një xhamie për komunitetin musliman.
Apeli vjen pasi banorët vendas në qytetin juglindor Daegu bllokuan ndërtimin e xhamisë pranë Universitetit Kombëtar Kyungpook. Leja për ndërtimin e xhamisë dykatëshe është dhënë në vitin 2020, ndërsa lokacioni është përdorur edhe më parë si faltore.
Një grup lokal i të drejtave të njeriut dje i bëri thirrje raportuesit special të OKB-së për lirinë fetare që të nxitë autoritetet qendrore dhe lokale të Koresë së Jugut që të "ndërhyjnë për të ndaluar pengimin e bërë nga banorët ndaj aktiviteteve ndërtimore, si dhe të heqin menjëherë kokat e derrit".
Grupi punues për zgjidhjen paqësore të çështjes së xhamisë lëshoi apelin pasi autoritetet nuk i kushtuan aspak vëmendje kërkesës së komunitetit musliman për të hequr kokat e derrit nga rrugica e cila përdoret nga besimtarët që vizitojnë lokacionin ku ndërtohet xhamia, për të kryer faljen e namazit.
Peticioni drejtuar zyrtarit të OKB-së i kërkon qeverisë së Koresë së Jugut dhe autoriteteve lokale që "të dënojnë publikisht të gjitha format e diskriminimit bazuar në një fe ose racë të caktuar, të kryejnë edukim mbi detyrën e neutralitetit fetar dhe antiracizmit për të gjithë zyrtarët publikë të qytetit Daegu dhe të korrigjojë të gjitha dëmet.”
Ata që kundërshtojnë ndërtimin kanë bllokuar "fizikisht" hyrjen në kantier, kanë vendosur pankarta, kanë organizuar festa me gatim të mishit të derrit dhe kanë shfaqur kokat e derrit pranë kantierit të ndërtimit.
Pavarësisht urdhrave të gjykatës për të vazhduar me ndërtimin, komuniteti lokal musliman nuk ka qenë në gjendje të përfundojë ndërtimin pasi disa vendas jomuslimanë e kanë penguar procesin.
“Ne do të luftojmë kundër ndërtimit të xhamisë deri në frymën tonë të fundit”, shkruhej në një baner të shfaqur pranë lokacionit.
“Ata mbajtën mitingje kundër Islamit, na quajtën terroristë, ata varën parulla kundër fesë sonë, shpërndanë pamflete urrejtjeje kundër muslimanëve në zonën tonë. Si mund të quhen këto akte? Kjo është Islamofobi e pastër", tha Mian Muaz Razaq, një përfaqësues i studentëve muslimanë në universitet, në një deklaratë për të përditshmen South China Morning Post.
Sipas raportimit, zyrtarët lokalë janë treguar të pafuqishëm.
Koreja e Jugut nuk ka fe shtetërore. Vendi numëron rreth 52 milionë banorë, 28 për qind e të cilëve janë deklaruar si të krishterë në regjistrimin e kryer në vitin 2015. 15,5 për qind të tjerë janë deklaruar budistë.
Sipas Federatës Muslimane të Koresë, muslimanët në vend përbëjnë rreth 0,4 për qind të popullsisë, ose rreth 200 mijë persona.
27 Dhj 2022
Muslimanët në Korenë e Jugut: OKB-ja të ndërhyjë për ndërtimin e xhamisë
Pavarësisht miratimit nga autoritetet, ndërtimi i xhamisë është ndërprerë nga disa anëtarë të komunitetit jomusliman në qytetin juglindor Daegu.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore