Më pak japonezë po zgjedhin të martohen dhe të kenë fëmijë, dhe prindërit e tyre, të cilët duan të kenë nipër, do të organizojnë ngjarje martese për t'i ndihmuar fëmijët e tyre të gjejnë një partner të përshtatshëm martese.
Duke pasur parasysh rritjen e kostos së jetesës, perspektivat e dobëta ekonomike dhe një kulturë kërkuese të punës, gjithnjë e më pak japonezë sot zgjedhin të martohen dhe të kenë fëmijë. Më pas prindërit e tyre hyjnë në skenë, të shqetësuar për pakësimin e mundësive për të pasur nipër e mbesa.
Në takimet e quajtura "omiyai" - ndërmjetësimi i martesës, prindërit flasin për fëmijët e tyre të rritur e të pamartuar, të cilët shpresojnë se do të gjejnë dashuri.
Secili nga prindërit ndan 14,000 jen (89 euro) për të marrë pjesë në një ngjarje të tillë.
“Ideja se është në rregull që prindërit të ndihmojnë fëmijët e tyre të martohen në këtë mënyrë është bërë më e përhapur”, tha Noriko Miyagoshi, drejtor i një kompanie që ka organizuar ngjarje martese për gati dy dekada.
Në të kaluarën, njerëzit mund të kenë qenë të turpëruar të marrin pjesë në këto ngjarje, shtoi ajo.
Por kohët kanë ndryshuar.
Sot në Japoni ka gjithnjë e më pak martesa dhe më pak njerëz.
Popullsia ka qenë prej kohësh në një trajektore në rënie dhe në periudhë prej një viti deri në janar, sipas shifrave të qeverisë, ajo pësoi një rënie rekord prej 800,523 banorësh, duke pasur tani një popullsi prej 125.4 milionë japonezë.
Numri i martesave të reja të regjistruara në Japoni në vitin 2021 ra në 501,116, më i ulëti që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe vetëm gjysma e numrit të martesave të regjistruara në vitet 1970.
Japonezët martohen vonë e më vonë ku mosha mesatare në 2021 ishte 34 vjeç për burrat krahasuar me 29 në 1990 dhe 31 për gratë krahasuar me 27 në 1990.