Pavarësisht vendimit të GjND-së, mbrëmë në kampin e refugjatëve në Rafah, siç raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA, u vranë paktën 40 palestinezë nga sulmet izraelite.
Forcat Ajrore izraelite bombarduan zonën ku ndodhen tendat e refugjatëve palestinezë, në pjesën perëndimore të Rafahut, jo shumë larg nga magazina e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë (UNRWA).
Të paktën 40 palestinezë u vranë në sulm.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se një numër i madh i trupave të të vrarëve, kryesisht gra dhe fëmijë, së bashku me një numër më të madh të plagosurve, janë transferuar në spitale.
Dëshmitarët okularë thanë se si pasojë e sulmit, shumë tenda morën flakë dhe zona e sulmuar nuk ishte në listën e vendeve që ishin nën urdhër evakuimi.
Ata thanë se avionët luftarakë izraelitë qëlluan të paktën tetë raketa në zonë.
Më 24 maj, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (GjND) urdhëroi Izraelin të ndalojë menjëherë sulmin në Rafah.