Sipas organizatorëve, KazanForum 2024 gjeneroi 120 marrëveshje, nga bashkëpunimi arsimor e deri tek ai në fushën e shëndetësisë.
"Këtë vit ne nënshkruam 120 marrëveshje në platformë", tha Talia Minullina, shefja e Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve të Republikës së Tataristanit.
"Midis tyre mund të përmendim marrëveshjet për projektin e drithërave, për sportin, kulturën, arsimin, inovacionet, teknologjitë e informacionit, punësimin dhe politikën e migracionit", shtoi Minullina.
Më shumë se 20 mijë pjesëmarrës nga 87 vende, përfshirë 40 misione diplomatike nga Evropa, Azia dhe Afrika, morën pjesë në ngjarjen në Kazan, kryeqyteti i Republikës Ruse të Tataristanit, thuhet në deklaratë.
Programi i biznesit i forumit u fokusua në bashkëpunimin ndërkombëtar, financat dhe investimet islame, industrinë hallall, shkencën dhe teknologjinë, bashkëpunimin në biznes, zhvillimin infrastrukturor, burimet njerëzore, turizmin dhe kulturën. Anadolu ishte partneri global i komunikimit i ngjarjes pesëditore që u zhvillua midis 14-19 majit.
Ekspertët në forum diskutuan përfitimet e mundshme të bashkëpunimit midis Rusisë dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në financa dhe logjistikë.
Më herët, duke folur gjatë aktivitetit, zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin tha se qarkullimi tregtar i Rusisë me vendet e OBI-t u rrit me 31 për qind vitin e kaluar.