Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Irani "ka bërë një gabim dhe do të paguajë çmimin" me sulmin raketor.
Netanyahu publikoi një video-mesazh në llogarinë e tij në rrjetet sociale pas sulmit raketor të Iranit.
Duke pretenduar se sulmi raketor i Iranit "dështoi", Netanyahu falënderoi ShBA-në për mbështetjen e tyre në bllokimin e raketave të lëshuara.
Netanyahu pretendoi se Irani "bëri një gabim të madh" me sulmin raketor dhe se Teherani do të "paguante çmimin" për të.
Duke shprehur mesazhin se ata do t'i përgjigjen Iranit, Netanyahu tha: "Kushdo që na sulmon, ne do ta sulmojmë atë", tha ai.
Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane më herët njoftoi se filloi një sulm ndaj Izraelit me dhjetëra raketa balistike.
Pas lëshimit të raketave, sirenat u dëgjuan në të gjithë vendin, veçanërisht në Tel Aviv.