Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi të dielën për herë të parë përgjegjësinë për shpërthimet masive të pejxherëve që tronditën Libanin gati dy muaj më parë.
Të paktën 32 njerëz u vranë dhe 3,250 u plagosën në shpërthimet që goditën mijëra pajisje komunikimi me valë në të gjithë vendin.
“Kishte zyrtarë të lartë në institucionin e mbrojtjes dhe skuadrën politike të ngarkuar me ta, të cilët kundërshtuan operacionin e pejxherit, si dhe eliminimin e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah”, tha Netanyahu gjatë një takimi të kabinetit të dielën, sipas Channel 12 të Izraelit.
Ai ka theksuar se “para operacionit pejxher i kanë thënë se ShBA-të do ta kundërshtojnë, por ai nuk i ka dëgjuar”.
Kjo ishte hera e parë që një zyrtar i lartë izraelit pranoi publikisht përgjegjësinë për shpërthimet masive të pajisjeve të komunikimit me valë në Liban.
Nasrallah u vra në sulmet ajrore izraelite në Bejrutin jugor më 27 shtator.
Një fushatë masive ajrore izraelite në Liban ka vazhduar që nga fundi i shtatorit kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, një përshkallëzim i luftës ndërkufitare njëvjeçare që nga fillimi i luftës së Gazës.
Më shumë se 3,100 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 13,800 janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori 2023, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.
Më 1 tetor, Izraeli filloi një pushtim të Libanit jugor.